Një burrë rreth 50 vjeç ka rënë nga shtylla në mënyrë aksidentale në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore, teksa burri ishte duke punuar për rregullimin e linjës së internetit, raporton News 24.
Nga rrëzimi ai ka marrë plagë në trup dhe në kokë, ndërkohë është dërguar në gjendje të rëndë në spital.