Teksa në datën 4 shtator Shqipëria do përballet me Bjellorusinë në fushën e kësaj të fundit, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Reja po has probleme me grumbullimin e lojtarëve që vijnë nga vende të ndryshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit po punon në vendet respektive për ta zgjidhur këtë problem sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga Zvicra nuk ka ende një përgjigje për Ermir Lenjanin e Florian Kamberin.
Në sfidën ndaj Bjellorusisë nuk do jetë në fushë Armando Broja, i cili është i ndëshkuar me karton të kuq, por ai do luajë ndaj Lituanisë pak ditë më vonë.
Tekniku Reja ka thirrur për sfidën lojtarin e Olimpija Ljubjanës, Endri Çekiçi. Në dyshim për takimin është mbrojtësi i Veronës, Marash, Kumbulla, i cili ka një dëmtim në këmbë.