Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të planifikojnë uljen e numrit të ushtarëve në Irak


Shtetet e Bashkuara kanë në plan të reduktojnë numrin e trupave në Irak, njoftoi Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Presidenti postoi në Twitter një koment të shtunën ku thotë se SHBA “ka në plan të reduktojë” praninë ushtarake në Irak, pa dhënë hollësi të tjera.

Komenti i presidentit përfshinte një link që hapte një artikull që njofton se forcat amerikane në rajon do të reduktoheshin nga 5,200 në 3,500, një shifër që fillimisht u raportua nga gazeta Wall Street Journal.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar planet për reduktim të pranisë ushtarake në Irak.

“Po ulim nivelin e trupave, ndërkohë që vazhdon të përmirësohet aftësia e forcave irakiane për të mundur mbetjet e ISIS-it dhe për të parandaluar një kryengritje të re,” tha zëdhënësja e Pentagonit, Komandantja Jessica L. McNulty.

“Masa e reduktimit të forcave amerikane në Irak do të përcaktohet përmes një bashkërendimi të kujdesshëm me qeverinë në Irak dhe me partnerët e NATO-s në koalicion, si dhe do të kalibrohet për t’iu përshtatur interesave tona të sigurisë dhe përparimit të fushatës kundër ISIS-it,” tha McNulty përmes një deklarate për Zërin e Amerikës.

Zyrtarët irakianë nuk kanë bërë ende komente për reduktimin e trupave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *