Vendosni fjalën kyçe....

Turqia reagon ashpër pas lajmit se ushtarët grekë kanë zbarkuar në ishullin Kastellorizo


Turqia ka dënuar ato që i ka quajtur ‘përpjekje të paligjshme’ të Greqiasë për të ndryshuar statusin e ishullit Kastellorizo, ​​pas pamjeve të shfaqura në mediat turke që pretendojnë se ushtarë grekë kanë zbritur nga një traget në ishullin juglindor të Egjeut në fundjavë.

I pyetur në lidhje me raportet e një sulmi të pretenduar ushtarak grek në Kastellorizo, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha të dielën se ishulli ka pasur një status të demilitarizuar që nga Traktati i Paqes në Paris 1947.

“Nëse është e vërtetë ajo që mediat publikojnë, atëherë tregohet një manifestim i ri i veprimeve mosrespektuese të ligjit nga ana e Greqisë dhe qëllimeve të saj të vërteta në lidhje me Mesdheun Lindor.” – tha Aksoy.

“Ne hedhim poshtë përpjekjet e paligjshme të ndryshimit në statusin e ishullit.” – shtoi Aksoy, duke shtuar se Turqia ‘nuk do të lejojë asnjë provokim të tillë në brigjet e saj.’

“Veprime të tilla provokuese do të jenë të padobishme për Greqinë. Nëse Greqia vazhdon të ndërmarrë hapa që çojnë në rritjen e tensionit në rajon, do vuajë pasojat.” – tha Aksoy.

Nga qeveria greke nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me çështjen në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *