Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë së Veriut votuan mbrëmë qeverinë e re të vendit.
Qeveria u miratua më votat e deputetëve të shumicës ndërsa kundër ishin, ashtu siç pritej, deputetët e opozutës.
Në fjalën e tij, kryeministri Zaev, tha se qeveria e tij do punojë në dy drejtime kryesore si ekonomia e lufta kundër pandemisë.
Përveç kësaj ai tha se do nisë një fushatë pastrimi në sistemin e drejtësisë ndaj zyrtarëve të korruptuar. Ai tha se pas anëtarësimit në NATO, vendi duhet të punojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Qeveria e re ka në përbërje koalicionin e drejtuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit dhe partinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, BDI-në e Ali Ahmetit që ka 6 ministra.