Partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pësoi humbje, por ka të ngjarë të mbetet partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Sipas rezultateve me rreth 89 përqind të votave të numëruara, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) kryeson me 35 përqind të votave, thanë sondazhet CEMI.
Kjo do të ishte e barabartë me 29-30 vende në parlamentin me 81 vende, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Në zgjedhjet e vitit 2016, DPS-ja fitoi 41 përqind të votave.
Aleanca e opozitës pro-serbe e udhëhequr nga Fronti Demokratik (DF) ka marrë deri tani 33 përqind të votave, që përkthehet në 27 vende në parlament.
“Ne kemi 40 vende së bashku me partnerët tanë tradicionalë.” – u tha Gjukanoviç mbështetësve të dielën në mbrëmje, duke shtuar se ‘lufta vazhdon.’
Rezultatet zyrtare nuk janë njoftuar ende.