Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi nuk e kanë përcaktuar ende fituesin, teksa secila palë pretendon fitoren.
Rezultatet e hershme sugjerojnë që DPS, që kurrë nuk ka humbur zgjedhje, ka fituar pjesën më të madhe të votave, raporton BBC, megjithatë agjencia ruse TASS raporton se partitë opozitare kanë fituar shumicën e vendeve në parlament ndërsa DPS-ja e Gjukanoviçit ka marrë deri tani vetëm 30 vende në parlament kurse partitë opozitare 41.
Edhe nëse DPS fiton më shumë vende në parlament, ajo mund të luftojë për të formuar një koalicion qeverisës.
Zgjedhjet e këtij viti kanë qenë ndër më të ndërlikuarat e më të ngarkuarat prej shumë kohë në vendin fqinj.
Kësaj radhe, Kisha Ortotokse Serbe, që ka një ndikim të fuqishëm në vend u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë opozitën pro serbe e pro ruse.
Po kështu ish-aleatët e Gjukanoviçit dikur, tashmë janë kthyer në armiqtë e tij. Parlamenti malazez ka 81 deputetë.