Ambasada e Republikës Helene në vendin tonë ka lajmëruar se ka pezulluar shërbimin konsullor në zyrat e saj.
Në njoftimin e lëshuar për publikun Ambasada bën me dije se pezullimi i dhënies së vizave është bërë për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.
Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”- njofton ambasada.