Vendosni fjalën kyçe....

Banorja në Thumanë në çadër prej 10 muajsh: Jam në depresion, ne na sorollasin e lekët i marrin ata me vila (VIDEO)


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka vizituar sot Thumanën e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku është ndalur në banesën e shkatërruar të zonjës Lirie Xhixha.

Banorja e Thumanës thotë se shteti e ka lënë atq në harresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Ajo shprehet se edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin, e ka siguruar vetë nga bizneset e zonës.

Në videon e publikuar nga ish-deputetja, gruaja shprehet se ka kaluar në depresion për shkak të jetesës së vështirë që po bën në çadër.

“Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti, ne na japin shtysën.
Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?”– shprehet Lirie Xhixha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *