Ish-presidenti Barack Obama e përfshiu veten në diskutimet e lojtarëve të NBA-së që bojkotuan ndeshjet play-off javën e kaluar lidhur me të shtënat e policisë ndaj afro-amerianit Jacob Blake në Kenosha, Wisconcin.
Obama mbajti fjalën i pari në konferencën për shtyp kur një grup lojtarësh, përfshirë LeBron James dhe lojtarin e Oklahoma-s, Thunder Chris Paul, shfaqën kërkesat dhe deklaratat e tyre përpara nisjes së bojkotit.
Paul thuhet se u takua me Obamën – i cili ka qenë i njohur për këshillimin e shumë lojtarëve që merren me çështjet e drejtësisë sociale – dhe i kërkoi atij këshilla për të vazhduar me idenë e bojkotit.
CNN raportoi: “Para se lojtarët e NBA-së të vendosnin të rifillonin të luanin, Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Lojtarëve të Basketbollit, Chris Paul u takua me Barack Obama-n dhe e pyeti ish-presidentin nëse ai do t’i ofronte këshillën e tij. Burimi konfirmoi gjithashtu se ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ishte në telefon. Ishte Paul, tha burimi, ai që organizoi diskutimin.”
Zëdhënësi i Obama-s konfirmoi pjesëmarrjen e ish-presidentit në fjalën e tij për konferencën e lojtarëve.
“Si një tifoz i zjarrtë i basketbollit, presidenti Obama flet rregullisht me lojtarët dhe zyrtarët e ligës. Kur u pyet, ai ishte i lumtur të jepte këshilla të mërkurën në mbrëmje për një grup të vogël të lojtarëve të NBA-së që kërkonin mendime lidhur me bojkotin pas të shtënave ndaj Jacob Blake.”