15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit, megjithatë besohet se operacioni po kryhet për asgjësimin e parcelave të mbjella me Kanabis Sattiva në këtë zonë.
Në këtë operacion merr pjesë Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës. Po kontrollohen në veçanti zonat e Malësisë së Krujës dhe të Niklës, zonat kryesore ku dyshohet se janë mbjellë sasi të konsiderueshme kanabisi.
Qarku i Durrësit mbetet problematik sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, e në veçanti zona e Krujës.
Nga 80 parcela që janë evidentuar dhe asgjësuar vitin e kaluar, këtë vit janë mbi 200 parcelat e evidentuara dhe të asgjësuara.