Presidenti turk Erdogan tha se Greqia po përdoret si ‘karrem’ nga fuqitë e tjera.
eklarata e liderit turk erdhi teksa dy vendet kanë disa javë që kanë marrëdhënie të tensionuara lidhur me kërkimet e Ankarasë për hidrokarbure në Mesdheun lindor e detin Egje.
“Padrejtësia më e madhe është bërë nga ata që përpiqen të përmbushin ambiciet e tyre duke u fshehur pas të tjerëve. Jemi lodhur nga loja e hijes. Është komike të përdorësh një vend që nuk mund të ndihmojë as vetveten për t’u ndërzyer ndaj një fuqie rajonale e globale si Turqia.” – u citua Erdogan nga Associated Press.
“Aktivitetet e fundit në Mesdheun Lindor dhe Egje po kryhen duke zbatuar të drejtat e Turqisë.” – shtoi ai.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu, tha se Ankaraja është e gatshme për bisedime me Athinën, nëse edhe kjo e fundt është e gatshme për diçka të tillë.