Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sigurimsat në krye të Policisë, Lleshaj: Mbaj unë përgjegjësi


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u është përgjigjur kritikave për emërimin e dy ish-sigurimsave në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Gjatë një takimi në Korçë me funksionarë të Policisë së Shtetit, Lleshaj u pyet lidhur me akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ashtu edhe Artan Shkembi.

Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se e vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.
Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Procesi i Vetingut në Polici zbuloi se Loka ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, e pavarësisht kësaj, ai u konfirmua në detyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *