Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, në aksin Burrel-Klos.
Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një auto-veturë në fshatin Zall-Shoshaj duke lënë disa persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të një ure një kalimshe, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin dy mjetet.
Si pasojë e aksidentit, trafiku i makinave ka arritur deri në 3 kilometra në këtë aks rrugor.
Makinat është dashur të rrinë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente, pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.