Kosova ka miratuar tre ilaçe për Covid-19. Bëhet fjalë për Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorokina.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, që ka lejuar importin e tre ilaçeve të lartpërmendura.
“Duke pasur parasysh situatën emergjente të krijuar si rrjedhojë e pandemisë së virusit Covid-19, Grupi profesional i AKPPM-së, bazuar në nenin 39 paragrafi 1 i Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale e ka parë të arsyeshme që të krijohet mundësia e importit të barnave Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorokina me kushte të veçanta pa autorizim për marketing, në mënyrë që të shpejtohet qasja në këto barna të parapara në udhërrëfyesin klinik nr. 9 mbi menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19.” – thuhet në njoftim.