Kreu i njërës prej partive opozitare në Malin e Zi, që pretendon të formojë qeverinë e re bashkë me dy partitë e tjera pas zgjedheve të 30 gushtit ka deklaruar se sanksionet ndaj Rusisë ishin të gabuara, njoftoi The Moscow Times.
Zdravko Krivokapic, udhëheqësi i koalicionit ‘Për Ardhmërinë e Malit të Zi’, i tha agjencisë së lajmeve RIA Novosti të Rusisë të martën se ekonomia malazeze ka pësuar humbje të mëdha për shkak të sanksioneve anti-Rusi, shkruan RBT.
“Ne jemi një shtet i vogël dhe nuk mund të kemi asnjë ndikim në nivelin global. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme që një shtet kaq i vogël u bë i pari që vendosi sanksione kundër Rusisë. Mendoj se është një hap krejt i gabuar.” – shtoi ai.
Partia në pushtet e Malit të Zi, DPS-ja e presidentit Gjukanoviç arriti të dalë e para në zgjedhjet e së dielës me një rezultat të ngushtë me ndjekësen më të afërt por nuk duket se i ka numrat për të siguruar shumicën parlamentare e kësisoj qeverinë e re.