Sipas gazetës spanjolle AS, Manchester City ka bërë një ofertë 70 milionë euro për Kalidou Koulibaly, por Napoli ende kërkon ma shumë
Kjo shumë është përfolur edhe nga disa media italiane që Manchester City janë favorit për të nënshkruar me Koulibaly në këtë afat kalimtar por Napoli kërkon çmimin e tij sa është, pasi që vitin e kaluar kanë refuzuar mbi 100 milionë euro.
Presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron s’paku 80 milionë euro kesh për senegalezin.
AS shkruan që oferta e fundit nga City ishte 70 milionë euro, një rritje nga 65 milionë që ju propozua atyre në korrik.
Megjithatë, Napoli ka qenë i qartë që dëshiron s’paku 80 milionë euro për lojtarin.
Një takim i ri pritet me agjentin dhe ndërmjetësuesin Fali Ramadani në ditët e ardhshmë apo duke filluar nga java e ardhshme.
Manchester City për momentin është i fokusuar në transferimin e Lionel Messi nga Barcelona, qoftë si lojtar të lirë apo për 100 milionë euro, varësisht nga beteja ligjore e lojtarit me klubin mbi klauzolën e lirimit.