Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i madh në 30 qytete, ministri turk: Arrestuam kreun e DAESH-it


Süleyman Soylu

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu jep lajmin për arrestimin e të ashtuquajturit kreu i DEASH-it për Turqinë.

“I ashtuquajturi kreu i Daeshit të Turqisë u kap dhe u mbajt në paraburgim me plane të rëndësishme”, tha Suleyman Soylu në Twitter.

Anadolu Agency shkruan se po ashtu, janë kapur edhe 59 nga 76 të dyshuar të tjerë, përfshirë edhe 5 ushtarakë në detyrë për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti.

Operacioni është shtrirë në 30 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Turqia ishte një nga vendet e para që e deklaroi Daesh / ISIS si një grup terrorist në 2013. Sipas Turqisë, ky grup ka kryer të paktën 10 sulme vetëvrasëse me bombë, shtatë bombardime dhe katër sulme të armatosura, nga të cilat vranë 315 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *