Drejtuesit e tre partive opozitare, që kanë së bashku 41 vende në parlamentin me 81 vende të Malit të Zi kanë deklaruar se qeveria e re do punojë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic janë takuar ditën e sotme për të përcaktuar linjën e qeverisë së re.
Sipas tyre, Mali i Zi do vazhdojë zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare ndaj të cilave vendi është zotuar.
Parimi i dytë përfshin ndërmarrjen e të gjitha reformave të nevojshme në mënyrë që vendi të bashkohet me BE sa më shpejt të jetë e mundur.
Parimi i tretë vendos ekspertizën e anëtarëve të ardhshëm të qeverisë si kriteret e para për përzgjedhjen e tyre, ndërsa i katërti përfshin një angazhim ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, me rishikimin e disa legjislacioneve, përfshirë Ligjin e diskutueshëm mbi Fenë.
Koalicionet e opozitës ftuan komunitetet pakicë për të mbështetur qeverinë e ardhshme.