Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës se kërkon të fitojë mandatin e tretë dhe kritikat ndaj të vetëve përpara zgjedhjeve parlamentare.
Paloka i konsideron shenja të plakjes deklaratat e Ramës “se po gjen armiq të padukshëm”.
“Filloi xhaja të zbuloj armiq të brendshëm madje dhe të padukshëm. Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.
Ka filluar të rrjedhe nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me ketë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç taulantit dhe shokëve të tij të toyta yaris”-shkruan Paloka.