Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i disa mjekëve për burrat: Koronavirusi mund t’ju dëmtojë testikujt


Disa mjekë paralajmërojnë se koronavirusi mund të shkaktojë fryrjen e testikujve dhe të dëmtojë aftësinë e burrave për të pasur fëmijë.

Më shumë se dhjetë simptoma janë raportuar që nga fillimi i pandemisë, mes tyre një kollë të thatë, ethe dhe humbje të shijes ose nuhatjes.

Por disa mjekë në SHBA i këshillojnë burrat që të jenë tepër vigjilentë ndaj virusit pasi një pacient 37-vjeçar u dërgua në spital pas shqetësimeve në skrotum.

Daily Mail shkruan se pacienti kishte patur edhe shenja më të zakonshme të Covidit, duke përfshirë këtu një kollë dhe ethe, për një javë para se të shkonte në spital.

Mjekët nga Konsorciumi i Edukimit Shëndetësor të Shërbimeve Uniforme në San Antonio në Teksas, thanë se virusi kishte dëmtuar spermatocitet e tij, të cilat e mbajnë spermën të shëndetshme. Ata paralajmëruan që dëmi i shkaktuar nga Covid-19 mund të ketë ‘një ndikim në të ardhmen në pjellorinë mashkullore’.

Raporte të ngjashme të dhimbjes së testikujve tek pacientët me Covid-19 janë raportuar edhe më parë, por nuk ka pasur ndonjë hulumtim të thelluar për këtë.

Mjekët, të cilët botuan informacionin në Revistën Amerikane të Mjekësisë Emergjente, e pranojnë se këto raste janë të rralla, por ata shpresojnë që vetëdija për problemin të ndihmojë mjekët e tjerë për të “identifikuar këtë sëmundje më herët dhe për të ndërmarrë trajtimin e duhur, vendosur karantinën, dhe për të kryer monitorimin e pjellorisë ”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *