Vendosni fjalën kyçe....

Partia Socialiste cakton drejtuesit politikë në qarqe, Rama merr Durrësin, Beqaj drejton Shkodrën


Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme Grupin Parlamentar në Elbasan.

Në këtë mbledhje janë ndarë edhe disa nga drejtuesit politikë të qarqeve.

Ndryshime ka në Kukës, dhe Shkodër.

Në Shkodër drejtimin e qarkut e ka marrë Ilir Beqaj i cili ka zëvendësuar Ditmir Bushatin.

Ndërsa vendin e Beqajt në Kukës e ka zënë kryetari aktual i Bashkisë, Safet Gjici.

Tiranës i bashkohet Elisa Spiropali e cila do e drejtoj së bashku me Erion Veliajn dhe Ervin Bushatin ku ky i fundit do jetë kryetari.

Lindita Nikolla do vazhdojë të drejtojë Lezhën.

Ndërsa Durrësin pas largimit të Vangjush Dakos përkohësisht do e marrë vetë Kryeministri Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *