Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh sot në Elbasan grupin parlamentar të PS-së


Pas pushimeve, socialistët e nisin vrullshëm sesionin e ri parlamentar me një mbledhje sërish jashtë zyrave.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin e tij parlamentar pasditen e sotme, në qytetin e Elbasanit. Mbledhja do të nisë rreth orës 16:00.

Në këtë mbledhje të grupit parlamentar, do të diskutohet axhenda për sezonin e ri që do të nisë nga java e ardhshme.

Në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale.

Gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *