Vendosni fjalën kyçe....

Revista franceze “Charlie Hebdo” do ribotojë karikaturat e profetit Muhamed


Revista satirike franceze ‘Charlie Hebdo’, e cila ishte në shënjestër të një sulmi në vitin 2015, do të ribotojë këtë javë karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed përpara gjyqit të personave të armatosur që kryen sulmin.

Një botim special i revistës të mërkurën do të përmbajë intervista me anëtarët e familjeve të viktimave të sulmit terrorist, një artikull mbi qëndrimin e publikut ndaj lirisë së shprehjes dhe një ribotim të karikaturave, përfshirë ato që shfaqin Profetin Muhamed, njoftoi ‘Charlie Hebdo’.

Karikaturat ndaj Profetit Muhamed nxitën sulmet e dhunën në Paris në vitin 2015 ku brenda tre ditëve në kryeqytetin francez u vranë 17 persona.

Revista është e famshme për shkrimet polemizuese, me asnjë temë që konsiderohet e paprekshme nga karikaturistët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *