Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka lajmëruar se ka nisur shpërndarja e librave për nxënësit.
Shahini thotë se 250 mijë nxënës në të gjithë vendin deri në klasën e 7-të përfitojnë falas librat dhe kategori të veçanta deri në klasë të 12-të.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.
Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik“-shkruan Shahini.