Kombëtarja e Shqipërisë duhet të bëjë pa shërbimet e Ermir Lenjanin e Florian Kamberit për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë.
Lojtarët nuk mund të vijnë nga Zvicra për shkak të masave të qeverisë së vendit në fjalë kundër pandemisë Covid-19.
Ndërkohë pritet ende një përgjigje nëse lojtarët në fjalë mund të vijnë për ndeshjen tjetër, atë ndaj Lituanisë pak ditë më pas.
Mungesë tjetër do jetë ajo e mbrojtësit të Veronës, Marash Kumbulla, i cili ka një dëmtim në këmbë dhe është kthyer në Itali.
Edhe Armando Broja do mungojë për shkak se është i ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa pjesa tjetër e emrave të thirrur nga trajneri Reja janë të gatshëm.
[/highlight]