Vendosni fjalën kyçe....

“Vdekje Amerikës” – Brohoritjet e protestuesve të BLM-së në rrugët e Kalifornisë (Video)


Qindra protestues të Black Lives Matter kanë marshuar nëpër rrugët e Oakland-it duke brohoritur ‘Vdekje Amerikës’.

Protestuesit gjithashtu vunë zjarre dhe hynë në disa biznese ndërsa vandalizuan të tjerët, sipas policisë.

Videoja e protestës së bashku me brohoritjen antiamerikane u bë virale përmes rrjetit social Twitter të dielën.

“Kjo nuk u raportua gjerësisht. Të mërkurën në mbrëmje, rreth 700 militantë të Black Lives Matter dhe mbështetësit e tyre kaluan përmes Oakland-it në Kaliforni. Ata brohorisnin “Vdekje për Amerikën” ndërsa ndezën zjarre dhe shkatërruan makina e ndërtesa.” – tha kryeredaktori i Post Millennial, Andy Ngo.

“600-700 persona morën pjesë në protesta të dhunshme dhe shkatërruese natën e së mërkurës. Ata u vunë zjarrin biznesve të shumta, thyen dhjetëra dritare. Protestuesit hodhën objekte drejt oficerëve por fatmirësisht asnjë oficer nuk u lëndua. Disa persona u arrestuan.” – tha departamenti i policisë së Oakland-it në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *