Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i shkruan letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Mbani përgjegjësi për kandidatët për deputetë


Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka dërguar një letër liderëve të partive kryesore politike në vend, nga Edi Rama tek Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kim u kërkon atyre që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

Në këtë letër, ambasadorja amerikane thotë se i inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

“Ndërkohë që partia juaj përgatitet për fushatën elektorale, ju si liderë të partisë duhet të siguroni pajtueshmërinë me ligjin në Shqipëri.
Ne i inkurajojmë të gjitha partitë politike, që të kontrollojnë kandidatët për deputetë dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë zgjedhësit shqiptarë. Ndërsa individi është përgjegjës që të zbulojë historinë e tij kriminale, lideri i partisë duhet të sigurojë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë pozita nën flamurin e tyre.”– shkruhet në letër.

Ambasadorja thotë se kryetarët kanë një rol kryesor në mbajtjen jashtë listave të njerëzve të korruptuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *