Vendosni fjalën kyçe....

2 viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë dy persona, një 67 vjeçar nga Dibra dhe një 48 vjeçar nga Struga.

Ndërsa nga 1772 testimet e bëra, janë regjistruar 145 raste të reja me virus, 32 prej të cilëve nga Shkupi, 15 nga Kumanova.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 216 pacientë të shëruar, prej të cilëve më së shumti në Shkup, 55, në Gostivar 39 e në Kumanovë 31.

Nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 14 600 persona me COVID-19, prej të cilëve 606 kanë ndërruar jetë, 11 741 janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 2 253.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *