Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite lejon përdorimin e hapësirës së saj ajrore për fluturimet izraelite drej Emirateve


Arabia Saudite njoftoi sot se do të lejojë të gjitha fluturimet drejt dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të përdorin hapësirën e saj ajrore, javë pasi EBA ra dakord të normalizonin lidhjet me Izraelin.

“Autoritetet e aviacionit civil të monarkisë miratuan një kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe për të lejuar fluturime që vijnë nga dhe drejt të gjitha vendeve për të fluturuar mbi hapësirën ajrore saudite”, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, duke cituar një zyrtar.

Zyrtari nuk e përmendi emrin e Izraelit, me të cilin Arabia Saudite nuk ka lidhje diplomatike.

Izraeli historikisht i është shmangur fluturimeve mbi hapësirën ajrore saudite duke bërë rrugë të tërthorta për të arritur destinacionet në Azi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *