Vendosni fjalën kyçe....

Gjuriç: Serbia në Uashington po përpiqet për hapjen e tregut serb në Kosovë


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuric, ka thënë se Serbia po mbron interesat e saj në Uashington, duke advokuar për hapjen e tregut të Kosovës për kompanitë serbe, por edhe për hapjen e tregut serb, si dhe për lidhje më të mira infrastrukturore.

Ekipi i presidentit Vuçiç ka përgatitur një platformë serioze që është e orientuar drejt së ardhmes, drejt bashkëpunimit që duhet të krijojë shanse për të rinjtë dhe për zgjidhjen e problemeve në një mënyrë të tillë që të krijohet një bazë ekonomike pakrahasimisht më e mirë”, tha Gjuric për TV Pink.

Shtëpia e Bardhë ka thënë sot se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Përmes një komenti të mërkurën në Twitter, Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:

“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha O’Brien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *