Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katërt dhe ka gjetur menjëherë vdekjen.
Pacienti po trajtohej për Covid-19 dhe ishte shtruar vetëm dy ditë më parë.
Pacienti me iniciale H.M ishte rreth 65-vjeç dhe në gjendje të rëndë si pasojë e sëmundjes por jo i intubuar.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar 65-vjeçarin që të hidhet nga lartësia, kur por merrte trajtim për sëmundjen.
Ky është rasti i dytë që një pacient i shtruar për Covid-19 kryen vetvrasje duke u hedhur nga lartësia.
Vetëm pak javë më parë po në këtë spital një i ri u hodh nga lartësia dhe humbi jetën. 29 vjeçari po trajtohej për koronavirus kur u hodh nga kati i tretë.
“Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë/Hashtag.al