Vendosni fjalën kyçe....

KPK nis sesionin e tretë, gjyqtarja e Apelit të Shkodrës në Vetting


Rinis procesi i vettingut në sesionin e tretë të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit. Në seancën e sotme që është dhe seanca e parë për këtë sesion, para KPK-së ka dalë gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Vojsava Osmanaj.

Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrative ndaj saj përbëhet nga: Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Pasi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008, Osmanaj është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Më pas në vitet 2013-2016, Osmanaj ka punuar si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe më vonë është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Në muajt e fundit, KPK ka hetuar kryesisht njerëz të drejtësisë nga Apelet dhe në shumicën dërrmuese ka vendosur shkarkimin e tyre.

KPK ka afat 5-vjeçar për të përmbyllur gjithë vettingun për gjyqtarët e prokurorët. Nëse nuk e përmbyll brenda afatit i takon KLP-së dhe KLGJ-së ta përfundojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *