Vendosni fjalën kyçe....

Ministria bën përditësimin e të dhënave, 6 viktima e 122 raste të reja me Covid-19


Gjashtë pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet Covid në vend në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 856 testime të kryera në 24 orët e fundit janë zbuluar 122 raste të reja me koronavirus.

Viktimat janë një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Në dy spitalet po trajtohen 185 pacientë, me 22 në terapi intensive prej të cilëve 8 janë të intubuar.

Në njoftim u bëhet thirrje bizneseve e qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura për paradalimin e përhapjes së Covid-19 siç janë distancimi fizik, mbajtja e maskave, përdorimi i dezinfektantëve dhe shtimi i higjienës personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *