Testi më i përdorur për të përcaktuar nëse dikush ka Covid-19, i njohur si test PCR, mund të dalë pozitiv ose negativ.
Por testi nuk identifikon ngarkesën virale – sa më e madhe sasia e virusit, aq më shumë ka të ngjarë që pacienti të jetë bartës i rrezikshëm për të tjerët.
“Në tre grupe të të dhënave të testimit që përfshijnë pragjet e ciklit, të përpiluara nga zyrtarë në Massachusetts, New York dhe Nevada, deri në 90 për qind e njerëzve që testojnë pozitivë nuk mbartin thuajse asnjë ngarkesë virale.” – raportoi ‘The New York Times’ të dielën pasi kreu një përmbledhje të të dhënave.
Të enjten, Shtetet e Bashkuara regjistruan 45,604 raste të reja me koronavirus, sipas një baze të dhënash të mbajtur nga ‘The Times’. Ekspertët e shëndetit i thanë medias se testi aktual PCR është shumë i ndjeshëm dhe duhet të përmirësohet në mënyrë që të përcaktojë ngarkesën virale – e cila më pas do të përjashtonte ata me sasi të parëndësishme të virusit.