Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria gjermane: Navalny u helmua me agjent nervor të grupit Novichok


Testet spitalore të Alexey Navalny-t që po kurohet në Gjermani, tregojnë se ai ishte helmuar me një agjent nervor të grupit ‘Novichok’, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane. Ata që dyshohet se janë përgjegjës për ngjarjen nuk janë identifikuar ende.

Qeveria gjermane njoftoi të enjten se testet ndaj Navalny-t treguan praninë e një agjenti nervor si ‘Novichok’, i ngjashëm me atë që thuhet se ishte përdorur për të helmuar Sergei Skripal e të bijën në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Megjithëse zëdhënësi e qeverisë gjermane nuk e fajësoi shtetin rus për helmimin e Navalny-t, ai dënoi sulmin dhe i bëri thirrje Moskës për të shpjeguar pozicionin e saj mbi rastin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat për helmimin e Navalny-t. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha javën e kaluar se ‘lidershipi rus qartësisht’ nuk fiton gjë nga sëmundja e Navalny-t dhe kritikoi qeveritë perëndimore për ‘nxitimin e tyre të dyshimtë’ në fajësimin e Rusisë.

Zëdhënësi i Berlinit, Stefan Siebert, tha se ai do të informojë aleatët e Gjermanisë në BE dhe NATO për rezultatet e provave. Megjithatë, qeveria ruse nuk është informuar, tha zëdhënësi i Kremlinit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *