Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari hap konkret drejt partisë së re, publikon videon


Deputetja nga listat e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka hedhur hapa konkretë drejt krijimit të partisë së re.

Me anë të një video-mesazhi ajo ka renditur pasuritë e vendit dhe ka kritikuar kastën politike.

Hajdari i ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen me të për të nisur një tur bashkëbisedimi.

Më dëgjo pak minuta dhe nëse e mendon si unë të ftoj të bashkohemi në një rrugëtim të gjatë për të ardhmen.
Gjatë gjithë shtatorit do të jemi në çdo lagje e qytet për të takuar e dëgjuar këdo që do ndryshim”-
shkruan Hajdari.

Hajdari e ka lajmëruar edhe më herët se në shtator do shpallte nismën e saj për të krijuar një formacion të ri politik.

Në zgjedhjet e 2017 Hajdari hyri në parlament si deputete nga lista e Partisë Demokratike për qytetin e Tiranës, ndërsa me djegien e mandateve nga opozita ajo doli kundër dhe qëndroi në parlament çka i solli asaj koston e largimit nga partia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *