Vendosni fjalën kyçe....

“S’e fsheh dot kënaqësinë kur shoh duart e tim eti”, urimi i Ramës për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës


Kryeministri Edi Rama kujton 100 vjetorin e Luftës së Vlorës dhe këtë e bën përmes një momnumenti të krijuar nga babai i tij, Kristaq Rama.

Në këtë ditë të shënuar, Rama ka publikuar një video ku shfaqet dhe monumenti i krijuar nga i ati dhe thotë se s’mund ta fshehë dot kënaqësinë kur e sheh atë.

“Në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës”- shkruan kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *