Vendosni fjalën kyçe....

Tre lojtarë me koronavirus? FSHF hedh poshtë lajmet dhe nxjerr testet e 2 prej tyre


Në disa media sot në vend ka qarkulluar lajmi se tre lojtarë të Kombëtares kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-29, vetëm pak ditë para përballjes me Bjellorusinë.

Por FSHF e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke nxjerrë rezultatet e dy prej lojtarëve të cilët thuhet se janë infektuar.

“Federata Shqiptare e Futbollit pergenjeshtron lajmin e rreme te shperndare nga tre media se tre futbolliste te Kombetares shqiptare kane rezultuar pozitiv ne testin e COVID. Ky lajm eshte i pavertete dhe tendencioz. Asnje lojtar i kombetares, pjestar i stafit apo anetar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkengjitur edhe testet e futbollisteve te permendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë pergjigjet per Ramadanin dhe Memollen”, thuhet në njoftimin për mediat të FSHF-së.

Paraditen e sotme, Kombëtarja shqiptare ka zhviluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.

Tre prej lojratëve, Hysen Memolla, Ardian Ismailaj dhe Ylber Ramadani do të qëndrojnë në Shqipëri për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në grumbullim dhe në stërvitje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *