Vendosni fjalën kyçe....

Vendet vakante në KQZ, juristi i parë që ka aplikuar për pozicionin e KSHZ-së


Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur që më 29 gusht hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dhe aplikuesi i parë, për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është juristi profesionist Naim Mëçalla, i cili është dekan në një universitet privat. Ky është vetëm një nga vendet vakante.

Vendet e tjera vakante janë: Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve; -5 anëtarë të Komisionit Rregullator; -5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Administrata që do të menaxhojë zgjedhjet do të përbëhet nga 3 nivele. I pari është komsioneri, i dyti Komisioni Rregullator; dhe shkalla e tretë është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Ai zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *