Nëna e katër fëmijëve dhe gruaja e milionerit britanik të pronave Mark Glatman, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike gjatë pushimeve në Ishullin grek të Korfuzit.
60-vjeçarja Claire Glatman u godit në mënyrë fatale nga një motoskaf i shpejtë teksa notonte në plazhin Avlaki në Korfuz ditën e hënë, e trupi i saj u zbulua nga një tjetër plazhist mëngjesin e ditës tjetër.
Zonja Glatman, e cila jetonte në Bedale në perëndim të Northallerton, thuhet se kishte pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe në kokë pasi helika e motoskafit e goditi atë ndërsa ajo notonte.
SkyNews shkruan se tre shtetas britanikë po merren në pyetje nga policia në ishullin grek. Një prej tyre besohet se ishte shoferi i motoskafit që shkaktoi aksidentin.
Pas incidentit, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Më motoskafi anija u gjet i braktisur në një marinë në anën e kundërt të ishullit.
Zonja Glatman u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, por u shpall e vdekur kur mbërriti për shkak të një dëmtimi të arteries femorale, sipas mediave lokale. Shkaku zyrtar i saj i vdekjes ende nuk është përcaktuar.
Zonja Glatman nga Bedale në Britani, ishte në pushime me të shoqin Mark, 63 vjeç, dhe dy bijat e mëdha. Ajo ka gjithashtu dy djem, të cilët nuk kishin fluturuar në drejtim të Greqisë.