Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç kërkon falje në shqip: Ishte një lapsus deklarata se nëna e Skënderbeut është serbe


Dritan Abazoviç, ka kërkuar falje për deklaratën e tij se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Politikani shqiptar në Mal të Zi, i cili pati një rol kyç në rrëzimin e Gjukanoviç, ka marrë plot kritika pas zgjedhjeve nga shqiptarët, e në veçanti pas një deklaratate për Skënderbeun.

Në një intervistë në gjuhën shqipe, Abazoviç ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë e gjitha një lapsus pasi është imponuar nga gazetari që ka bërë një deklaratë të tillë.

“Dritan Abazi është shumë krenar që është shqiptar dhe lufton për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë.

Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Në atë emision kam folur për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Kam folur për Hashim Thaçin dhe vizitat e tij në Ulqin.

Ka filluar të imponohet prej gazetarit në televizion. Kur kam folur lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. Jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë njerëzit që duan të luftojnë kundër padrejtsive. Mund të quhet si gjumi i Frojdit.

E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Kush do të sulmojë Dritan Abazin nuk ka kurrfarë problemi. Gjithsekush e di se jam shqiptar, jam krenar që jam shqiptar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari. Heroi më i madh i Kombit Shqiptar, normal që ka me qenë shqiptar”, ka deklaruar Abazoviçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *