Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që kundërshtojnë masat e qeverisë e maskat janë Covidiotë” – Televizioni publik gjerman nxjerr lojën për fëmijë


Një platformë gjermane lojërash e financuar nga taksapaguesit gjermanë ka prodhuar një lojë kundër peronave që shkelin rregullat e kufizimet e Covid-19 të vendosura nga qeveria.

Ajo që tingëllon si një eksperiment i sëmurë shoqëror është gjithashtu një lojë në internet e financuar nga tarifat e transmetimit të publikut gjerman.

Në ‘Corona World’, një ofertë e fundit në platformën gjermane të lojrave ‘Funk’ të financuar nga taksapaguesit, përdoruesi luan rolin e një infermiereje të ngarkuar me blerjen e ushqimeve në një botë të mbushur me rreziqe të koronavirusit.

Ajo takohet rrugës me fëmijët e vegjël për të cilët thuhet se janë ‘shumë infektues’  tek ata që bëjnë stërvitje apo festa, që sipas lojës përhapin virusin me egoizmin dhe pakujdesinë e tyre.

Loja është mbështetur fuqimisht nga media shtetërore gjermane.

Para pak ditësh në Berlin u organizua një tubim gjigant kundër masave të vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë, mbajtjen e maskave e vaksinimin e detyrueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *