Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr raportin e ‘EuCham’: Shqipëria ndër 3 vendet e fundit në Europë për të bërë biznes, qeveria ka dështuar



Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar këtë mëngjes në “Twitter” raportin e fundit të “EuCham”, i cili e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Sipas kryetarit të PD-së, ky raport konfirmon dështimin e qeverisë shqiptare. Basha thotë se vendi ka nevojë për një model të ri ekonomik, ndërsa shton se me taksën e sheshtë ai planifikon të luftojë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *