Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga pallati ku punonte, humb jetën 56-vjeçari në Tiranë


Një 56-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e punës.

Sipas policisë, personi me iniciale I.B., dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Njoftimi

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *