Dy ministra në Greqi janë konfirmuar me koronavirus dhe kanë ndërprerë me urgjencë të gjitha takimet.
Kathimerini shkruan se bëhet fjalë për ministrin e Investimeve dhe Zhvillimit, Adonis Georgiadis, zëvendësin e tij, Nikos Papathanasis, si dhe ministrin e Transportit Detar, Giannis Plakiotakis.
Georgiadis dhe Papathanasiskishin mbajtur një takim në ministri të mërkurën me një grup investitorësh të huaj, midis të cilëve ishte dhe një individ i cili ishte infektuar me virusin.
Dy zyrtarët u informuan për këtë herët në mëngjes të enjten, vetëm disa orë para se ata të shoqëronin kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në një vizitë në qytetin verior të Selanikut. Pas kësaj ata e anuluan vizitën dhe iu nënshtruan testit.
Ata nuk kishin pasur asnjë kontakt me kryeministrin para takimit me investitorin e infektuar. Të dy po monitorohen nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) dhe do të duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre në pritje të urdhrave të mjekëve.
Kathimerini po prap shkruan se ministri i transportit u bë zyrtari i tretë i rangut të lartë të qeverisë të enjten që u vu në karantinë, pasi kishte qenë gjithashtu në takimin ku doli pozitiv për Covid-19 një pjesëmarrës. Plakiotakis gjithashtu po monitorohet nga mjekët dhe është këshilluar të qëndrojë në shtëpi.