Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan-Merkelit: Mbështetja e disa vendeve ndaj egoizmit të Greqisë, e papranueshme


Presidenti i Turqisë i tha kancelares gjermane Merkel se mbështetja e disa vendeve të BE-së ndaj egoizmit të Greqisë ishte e papranueshme.

Biseda u zhvillua për video-konferencës, gjatë së cilës Erdogan tha ndër të tjera se Greqia, administrata e Qipros greke, Franca e Italia, po shkaktonin bllokim dhe përshkallëzim të situatës.

Ai gjithashtu mirëpriti përpjekjet e Merkelit për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor, për të cilët bëri fajtore Greqinë e mbështetësit e saj.

Përveç Mesdheut Lindor, të dy diskutuan gjithashtu çështje të tjera rajonale, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *