Vendosni fjalën kyçe....

Hoti para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Njohja do jetë tema e vetme e bisedimeve


Kryeministri i Kosovës, Hoti, ka deklaruar para nisjes së takimit me delegacionin serb në Shtëpinë e Bardhë se njohja e ndërsjellë është tema e vetme që do diskutohet gjatë mbledhjes.

“Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje. Marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke.” – u tha Hoti para gazetarëve.

Mësohet se delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku janë pritur nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Trump për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Richard Grenell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *