Familjarët e pacientëve që intubohen nuk lajmërohen nga spitali ndërsa pas kësaj ata nuk e dëgjojnë më zërin e familjarëve.
Sipas gazetarit të News24, Erjon Skëndaj, në rastet kur pacienti vihet në intubim, fataliteti është në 100% të rasteve.
Gjatë një lidhjeje të drejpërdrejtë nga spitali Infektiv ai tha se situata paraqitet disi më që e qetë.
“Në Senatorium, ka qenë vetëm 1 urgjencë dë paku deri në mesditë. Në dy spitalet numërohen rreth 210 të shtruar, ndërsa paraqitet më e stabilizuar. Ministria e Shëndetësisë tha se janë 8 të intubuar, ndërsa ne mësuam se një tjetër person është intubuar. Personat shpesh herë intubohen pa lajmëruar familjen dhe familjarët nuk dëgjojnë më zërin e viktimave që intubohet.
Kur ka intubime, fatkeqësisht ka fatalitet në thuajse 100 përqind të rasteve. Kemi 120 persona në terapi intensvive, dteksa 9 janë në Sonatorium dhe pjesa tjetër janë tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka 5 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë nuk bën të qartë sesa vdekje bëhen në Covid-1 dhe sa në Covid-2. Kjo tablo paraqitet në dy spitalet, Covid-1 dhe C ovid-2. Gjendja duket sidoqoftë më e stabilizuar sesa në korrik.” – tha Skëndaj.