Vendosni fjalën kyçe....

Iu refuzua pensioni se nuk kishte 3 viktima, Manjola Cakoni tregon jetën e vështirë me djalin 11-vjeç (VIDEO)


Të gjithë e mbani mend Alesio Cakonin, i cili arriti të shpëtojë me shumë pak lëndime pas rënies nga kati i 5-të i pallatit gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Familja e tij ishtë ndër më të goditurat nga tërmeti, pasi humbi babanë dhe motrën 15-vjeçare, ndërsa nëna u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë dhe e pavetëdijshme për disa ditë.

Sot Manjola Cakoni dhe djali i saj Alesio, jetojnë me vështirësi në pallatin ku i zhvendosi kryeministri Edi Rama në Bathore.

Zonja Cakoni thotë se kanë qenë vetë njerëz të stafit të Kryeministrit që e kanë marrë në telefon duke i premtuar se do të kishte një pension, por se vec duhet të priste. Por pas disa kohësh i thanë se nuk e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte vetëm po të kishte 3 viktima në familje.

Në një intervistë për televizionin “News 24”, zonja Cakoni tregon gjithashtu se as fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale, dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, dhe e marrë përsipër nga shteti shqiptar, nuk i është dhënë asaj akoma.

Aktualisht djali i saj Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kështu atyre u duhet të mbahen me 1 300 lekë në ditë, në një kohë kur nëna ende nuk mundet të punojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Djaloshi 11-vjeçar u dërgua në Itali së bashku me një tjetër fëmijë nga Thumana, për të takuar dy futbollistët Ronaldo dhe Buffon.

Edhe pse Alesio e kujton atë si një ditë të bukur, ai thotë se ata nuk do e mbajnë dot në jetë dhe s’mund të jetojë me kaq. “E bukur po ajo ishte thjesht një ditë, por… unë do kem jetën përpara… Nuk është se më shtojnë jetën ata, a e kupton” – thotë Alesio për gazetarin.

“Zoti kryeministër për herë të parë më vrave në shtator kur ra tërmeti dhe nuk më the dil jashtë. Unë doja të më jetonin njerëzit jo për shtëpinë. Tani po më vret për së dyti pasi s’po më jep atë që më takon mua dhe fëmijës tim.”– thotë zonja Cakoni.

Ajo paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *